Basketboll

Trepça godet në mesnatë, nënshkruan me reprezentues të Anglisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka publikuar sonte transferin më të ri për skuadrën.

Mitrovicasit kanë prezantuar në radhët e veta organizatorin nga Anglia, Devon Van Oostrum, transmeton AsistiOnline.com

Van Oostrum që është edhe reprezentues i Britanisë së Madhe, i bashkohet Trepçës pas përvojës së fundit me ekipin e Levices në Sllovaki dhe me të cilët marshuan drejt titullit kampion, derisa ai luajti me 10.6 pikë e 5.1 asistime për ndeshje.
Përpos elitës sllovake, me Levicen Van Oostrum u paraqit edhe në FIBA Europe Cup, ku në 6 ndeshje të fazës grupore luajti me mesatare prje 8 pikëve, 4.7 asiste e 2.8 kërcime.
Organizatori britanik përveç Levices, ka karrierë mjaftë të pasur në Evropë me skuadra të mëdha si: Cibona kroate, MZT në Maqedoni, Heroes Den Bosch në Holandë, Koroivos në Greqi, London Lions në Angli etj.
Oostrum është transferi i dytë i huaj tek Trepça, aktualisht. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.