Basketboll

Istogu vazhdon kontratën me lojtarin që i siguroi Superligën me treshet e tij

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Istogut po bën përgatitjet për kompletimin e rosterit para stinorit debutues në Superligë.

Nëpërmjet faqes zyrtare klubi së fundmi ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me njërin nga lojtarët kryesor në suksesin historik të inkuadrimit në Superligë, Labinot Kelmendi.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje edhe për 1 sezon më njerin nder lojtaret kryesor sezonin e kaluar të klubi ynë. Shuteri ma i mire për gjuajtjet për 3 pikë edicionin që lame pas në ligen e parë, luan në poziten 3/4 dhe pritet ti ndihmojë ekipit në qellimet e reja në Superligë”, shkruan në njoftimin e klubit.

Në finalen e Ligës së parë ndaj Borës, Kelmendi ishte fantastik duke i vendosur ndeshjet me treshet e tij. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.