Basketboll

Biletat e ndeshjes vendimtare të Kosovës, në shitje në katër qytetet e vendit

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka njoftuar rreth shitjes së biletave për ndeshjen vendimtare të Kosovës që e zhvillon të shtunën ndaj Danimarkës në garë për ti arritur kualifikimet e Eurobasket 2025.

Çmimi i biletave sipas njoftimit të FBK-së, do të jetë 3 euro dhe ato do të shiten në Prizren, Prishtinë, Pejë e Mitrovicë.

Në Prizren biletat do të shiten tek Shadërvani me datat 3/4/5 gusht nga ora 17:30 e pasdites e deri në ora 22:00 të mbrëmjes.

Derisa, në Prishtinë biletat shiten me 4 gusht nga ora 17:30 e deri në ora 22:00 tek Amfiteatri “Zahir Pajaziti”.

Në Mitrovicë biletat do të shiten me 4/5 gusht tek Fan Club Trepça.

Dhe në Pejë me 4/5 gusht tek Fan Club Peja.

Ndeshja mes Kosovës e Danimarkës luhet me 5 gusht nga ora 20:45 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.