Basketboll

Fituesi i tripletës rikthen Jeta Zekën, shton përvojë në skuadër

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kampione aktuale e femrave në elitën e basketbollit kosovar, Bashkimi ka shtuar edhe një lojtare me përvojë në roster.

AsistiOnline.com ka mësuar se prizrenasit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me basketbollisten pejane, Jeta Zeka.

27 vjeçarja, në dy edicionet e fundit ishte pjesë e Penzës me të cilët fitoi dy herë rresht titullin e kampionit të Kosovës.

Jeta edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Bashkimit me të cilët ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në vend. Ajo ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grumbullimet e fundit dhe momentalisht është prej lojtareve më me përvojë në basketbollin tonë.

Të kujtojmë se sivjet Bashkimi u bë klubi i parë në historinë e pasluftës së basketbollit kosovar, që fitoi tripletën, përfshirë titullin e kampionit, kupën dhe superkupën e Kosovë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.