Edon Maxhuni lë anash lëndimin dhe futet në 12shen e Finlandës për Botëror
Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni tashmë është bërë pjesë e pandashme dhe prej lojtarëve më të mirë në Kombëtaren më të mirë deri më tani në histori të basketbollit finlandez.
Maxhuni është futur në 12shen përfundimtare të Finlandës për Kampionatin Botëror i cili nis me 25 gusht në Japoni edhe pse ditëve të fundit ai ka pasur pak probleme me lëndime në gjunjë, por që i ka kaluar.
Edhe nga sajti zyrtar i FIBA World Cup, Edoni është paraqitur si njëri prej tre lojtarëve kryesorë të ekipit, së bashku me Lauri Markkanen dhe Sasu Salin.
Lidhur me lëndimin që ka pasur, Edoni ka pushuar diku rreth 7-8 ditë, derisa është paraqitur në disa prej miqësoreve që Finlanda i kishte pasur para Botërorit, për tu rikuperuar tash 100%, ndërsa po i kryen edhe stërvitjet normalisht.
Nesër Kombëtarja finlandeze niset për në Japoni, derisa ndeshjen e parë në Botëror e zhvillon ndaj Australisë me 25 gusht. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.