KBF Prishtina konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me Diellza Dekajn
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një skuadër në basketbollin kosovar femëror po vazhdon me përgatitje para stinorit të ri.
Prishtina ka njoftuar sot vazhdimin e bashkëpunimit me basketbollisten vendore, Diellza Dekaj.
”Diellza Dekaj po vazhdon edhe për një tjetër sezon bashkë me ne. Diellzës i urojmë shërim dhe e presim sa më shpejtë në fushë”, shkruan njoftimi i klubit bardhekaltër.
Dekaj është pjesë e Prishtinës prej vitesh sivjet pritet të ketë një rol të rëndësishëm në ekip. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.