Njeriu që e solli në Kosovë Josephin, konfirmon rikthimin e tij
Prishtinë(AsistiOnline) – Devoe Joseph do të rikthehet përsëri në Kosovë, por kësaj rradhe jo te Peja, ekip me të cilin u shpall kampion.
Basketbollisti amerikan pritet të rikthehet në Kosovë si lojtar i Prishtinës, transfer të cilin e kishte prezantuar edhe klubi më i trofeshëm kosovar, javë më parë.
E zërat për një dështim të mundshëm të këtij transferi te Prishtina i ka shuar, njeriu që e solli atë vitin e kaluar në Kosovë, Arbër Elshani.
Ish-drejtori i Pejës ka deklaruar se Joseph do të jetë në Kosovë në fund të kësaj jave që po shkon.
“Ardhja e Joseph është vetëm çështje orësh dhe zërat e tillë spekulativ marrin fund këtu. Ishte dëshirë e tij, rikthimi në vendin tonë dhe e mirëprita, sapo bisedova në telefon dhe më tha që po vjen. Ai është shok i imi nga periudha tek klubi im i zemrës Peja, dhe jam i gëzuar që do ta kem përsëri në Kosovë Devoen”, u shpreh Elshani.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.