Gjermania shkruan historinë, fiton për herë të parë Kampionatin Botëror
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjermania e ka fituar titullin e parë të Kupës së Botës në basketboll.
‘Ushtria’ gjermane e drejtuar nga ‘gjenerali’ Gordon Herbert, triumfoi sot në finalen e madhe ndaj Serbisë me rezultat final 83-77.
Fitorja e gjermanëve erdhi falë çerekut të tretë në të cilin ishin ‘pancerët’ fantastikë (22-10), pasi dy periodat paraprake u luajtën shumë ngushtë (23-26, 24-21) dhe pjesa e parë u mbyll baraz 47-47.
Në çerekun e fundit (14-20), Serbia tentoi maksimalisht rikthimin, por gjermanët u mbajtën mirë dhe triumfuan me plotë meritë.
Dennis Schroder e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, duke qenë fantastik dhe i pandalshëm për serbët sot.
Gjermania mbeti e pamposhtur gjatë gjithë turneut. Në rrugën drejt titullit, ata mundën skuadra si Australia, Sllovenia dhe Skuadra e SHBA. Ky është titulli i tyre i parë i Kupës së Botës FIBA ndonjëherë.
Përveç Schroder, fitores 19 pikë dhe 7 kërcime i shtoi edhe Franz Wagner. Ndërkohë, Johannes Voigtmann ishte poashtu shumë rëndësishëm në kapjen e fitores me vlerë të arte, duke realizuar 12 pikë.
Voigtmann e neutralizoi Nikola Milutinovin, i cili gjatë Botërorit ishte një nga lojtarët më dominues të garës, por sot u neutralizua në vetëm 2 pikë dhe 4 kërcime.
Aleksa Avramoviç kryesoi me shënime sot Serbinë, duke realizuar 21 pikë, gjersa Bogdan Bogdanoviq shtoi 17 pikë dhe 5 asistime.
Me këtë fitore, Gjermania shpallet Kampione e Botës dhe fiton medaljen e artë, ndërsa Serbia e mbyll si e dyta me medalje të argjendë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.