Tranzicioni i jashtëzakonshëm, ngritja e frikshme e Gjermanisë për 18 pozita
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjermania është shpallur sot Kampione e Botës.
Ekipi gjerman triumfoi në finale ndaj Serbisë me shifrat e ngushta 83-77.
Kjo Gjermani duhet të komplimentohet për atë që ka arritur sot në basketbollin botëror, pasi jo më larg se para katër viteve, Botërorin e mbajtur në Kinë e kishte mbyllur në pozitën e 18-të, shkruan AsistiOnline.com
Sot, kur jemi katër vite më pas, Gjermania ka kaluar një tranzicion të jashtëzakonshëm, duke bërë ngritje të frikshme për plotë 18 pozita para.
Madje, sot gjermanët janë kampion bote pa asnjë humbje në turneun më prestigjioz për shtete, pasi mbyllën Botërorin e sivjetm me 8 fitore nga 8 ndeshje, duke mos njohur fjalën humbje.
Shtatë lojtarë të Gjermanisë kanë qenë në këtë Botëror dhe në atë të Kinës, përfshirë Dennis Schroder, Maodo Lo, Niels Giffey, Johannes Voigtmann, Daniel Theis, Johannes Thiemann dhe Andreas Obst.
Atë kohë, Gjermania drejtohej nga selektori, Henrik Rodl dhe mbylli një Botëror thuajse të dështuar, por 4 vite më pas gjermanët janë rritur shumë dhe sot janë prej shteteve më të fuqishme në basketboll.
Lojtarët si: vëllezërit Franz e Moritz Wagner, Isaac Bonga, Justus Hollatz, David Kramer, ishin risi në rosterin gjerman sivjet për dallim nga Botërori i mbajtur në Kinë.
Puna, disiplina, angazhimi, sakrificat dhe të tjera, kanë bërë padyshim që kjo Kombëtare të jetë sot këtu ku është e për çka duhet ti zgjasim dorën dhe ta komplimentojmë për arritjen masive.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.