Basketboll

Bordi i FBK-së emëron anëtarët e Komisioneve të Garave

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar sot se bordi i saj ka emëruar anëtarët e Komisioneve të Garave.

Sipas njoftimit, bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Neni 24 i Statutit, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 19.09.2023, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) emëron anëtarët e Komisioneve të FBK-së për edicionin 2023/24 si në vijim:

  • Komisioni i Garave i FBK-së:
  1. Armend Hamiti (Kryetar);
  2. Arben Polloshka (Anëtar);
  3. Arianit Shala (Anëtar).
  • Komisioni Disiplinor i FBK-së:
  1. Fidan Hamiti (Kryetar);
  2. Omer Daku (Anëtar);
  3. Afrim Kamishi (Anëtar).
  • Komisioni i Arbitrazhit të FBK-së:
  1. Korab Sejdiu (Kryetar);
  2. Lulzim Fushtica (Anëtar);
  3. Partin Pruthi (Anëtar).
  • Komisioni për Licencim dhe Transfere i FBK-së:
  1. Valdet Spahija (Kryetar);
  2. Nexhdet Hoxha (Anëtar);
  3. Bekim Dugolli (Anëtar).

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Komentet janë të mbyllura.