Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Peja vazhdon garat evropiane në FIBA Europe Cup, këta janë tre kundërshtarët e saj – AsistiOnline
Basketboll

Peja vazhdon garat evropiane në FIBA Europe Cup, këta janë tre kundërshtarët e saj

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja do ta vazhdojë aventurën në garat evropiane, përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Verdhezinjët do të luajnë në fazën e grupeve në kompeticionin tjetër evropian, FIBA Europe Cup, shkruan AsistiOnline.com

Peja gjendet në grupin H të FIBA Europe Cup me kundërshtarët: Heroes Den Bosch nga Holanda, Niners Chemnitz nga Gjermania dhe Spojnia Stargard nga Polonia.

Sezoni i rregullt i garave në FIBA Europe Cup, nis me 18 tetor.

Të kujtojmë se edhe nënkampionia e Kosovës, Trepça do të paraqitet në kualifikimet e kësaj gare, për të kërkuar një vend në fazën e grupeve, sikurse Peja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.