Basketboll

Ekskluzive: KBF Bashkimi me mega transfer, nënshkruan me lojtaren e kampiones aktuale në NCAA

Prishtinë(AsistiOnline) – Shkëputja e bashkëpunimit me Sophia Jacobson duket se ka vënë në lëvizje drejtuesit e Bashkimit te femrat për ta zëvendësuar shpejtë lojtaren në fjalë.

E duket se kërkimet e klubit prizrenas kanë dhënë shpejtë rezultat, pasi siç ka mësuar AsistiOnline.com, Bashkimi tashmë ka arritur marrëveshje me një lojtare që rrallë shkelë në parketet kosovare, por edhe ballkanike.

LSU’s Jasmine Carson reacts to her three pointer during the first half of the NCAA Women’s Final Four championship basketball game against Iowa Sunday, April 2, 2023, in Dallas. (AP Photo/Darron Cummings)

Bëhet fjalë për fundoren amerikane, Jasmine Carson e cila pritet të zbarkojë në Prizren nga as më pak e as më shumë se kampioni aktual i Divizionit më të fortë të kolegjeve në SHBA, NCAA – ”Louisiana State University Lady Tigers”, atje ku në 36 ndeshje luajti me mesatare prej 8.8 pikëve, 2.3 kërcime e 1.8 asiste për ndeshje.

Në ndeshjen finale dhe vendimtare ndaj Iowa State, Carson kishte qenë lojtarja më e dalluar me 22 pikë, 3 kërcime e 1 asist në vetëm 21 minuta lojë. Në këtë ndeshje, kolegji i Louisianas e fitoi titullin e NCAA.

Të kujtojmë se Bashkimi para pak ditëve e fitoi Superkupën e Kosovës, trofeu i katërt me rradhë për klubin, duke korrur suksese të mëdha.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.