Basketboll

Peja sonte luan ndaj Chemnitzit në Gjermani

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës, Peja sot e nis fazën grupore të kompeticionit evropian, FIBA Europe Cup.

Ekipi verdhezi ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku sot ndeshet me ekipin e Niners Chemnitz, shkruan AsistiOnline.com

Në ”Messe Chemnitz Arena” dy ekipet tejet në formë do të kërkojnë të nisin me këmbë të mbarë edicionin evropian dhe të dyja janë tejet në formë në kampionatet përkatëse.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në YouTube.

Peja është në grup edhe me Den Boschin nga Holanda dhe Spojnia Stargardin nga Polonia.

 

Komentet janë të mbyllura.