Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Trepça reagon pas humbjes nga Leiden, nënshkruan me lojtar të ri të huaj – AsistiOnline
Basketboll

Trepça reagon pas humbjes nga Leiden, nënshkruan me lojtar të ri të huaj

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka prezantuar sot një lojtar të ri të huaj.

Mitrovicasit kanë nënshkruajtur me plejmejkerin amerikan, Brevin Galloway.

26 vjeçari në këtë edicion është paraqitur me skuadrën lituaneze, Nevezis dhe ka luajtur me mesatare prej 10.2 pikëve e 2 asiste në 5 ndeshje të elitës lituaneze.

Galloway me Nevezis sivjet ka luajtur edhe në grupin e FIBA Europe Cup në 2 ndeshje kundër Portos dhe Manisës me 21.5 pikë, 4 asiste e 4.5 kërcime.

Për amerikanin, Trepça është përvoja e dytë evropiane pas Lituanisë e në të kaluarën ka luajtur edhe për disa kolegje amerikane.

Pas afrimit të këtij lojtari nga Trepça pritet të largohen Oostrum ose Ross, por me shumë gjasa edhe të dy. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.