Basketboll

Xhiro e skuadrave fituese me diferenca të thella

Prishtinë(AsistiOnline) – Mbyllet edhe xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Këtë xhiro s’ka pasur asnjë befasi me ekipet favorite që realizuan synimet e veta dhe të gjitha fitoret ishin me pikë dyshifrore, fitorja më pak e thellë u regjistrua me 15 pikë diferencë.

Peja e fitoi super-derbin e basketbollit kosovar ndaj Pejës me shifrat 80-95.

Derisa, Trepçës i takoi poashtu thellë derbi i së dielës ndaj Bashkimit, duke fituar me shifrat 77-99.

Në anën tjetër, Vëllaznimi arriti fitoren e dytë sezonale duke fituar ndaj Istogut me diferencë të madhe 65-102.

Dhe në duelin e fundit, Ylli u rikthye te fitoret pas një kohe të gjatë, ku fitoi si vendas ndaj Prizrenit 100-70.

Në xhiron e ardhshme takohen:

Peja – Bashkimi.
Vëllaznimi – Prishtina.
Prizreni – Istogu.
Trepça – Ylli.

 

 

Komentet janë të mbyllura.