Basketboll

Vazhdon shkëlqimi i Edon Maxhunit në elitën franceze

Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni po vazhdon me paraqitje të bujshme në ligën kryesore të basketbollit francez.

Kësaj rradhe lojtari me prejardhje nga Kosova, ka qenë edhe njëherë deçiziv për ekipin e Le Portel në fitoren e tyre si mysafirë ndaj Ada Blois 71-80.

Edoni ishte lojtari më i besuar i trajnerit Mickael Hay me më së shumti minuta në parket (34) dhe realizoi 15 pikë e 7 asiste, por shtoi edhe 2 kërcime e 1 vjedhje topi.

6 fitore e 5 humbje është bilanci i Le Portel sivjet, ku para transferimit të Edonit ekipi kishte bilanc super negativ prej 5 humbjeve e 1 fitore, por që nga ardhja e tij, skuadra nuk po e njeh assesi humbjen.

15.4 pikë, 4.6 asiste e 2.6 kërcime është mesatarja e Edonit aktualisht.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.