Basketboll

ASISTI 556: Mysafirë analiza e storie shumë interesante

Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 556 sjell analizën e derbit të Prince Cafe Superligës, Vëllaznimi – Bashkimi ku kuqezinjtë shënuan triumfin e pestë rresht.

Mysafirë sonte janë ndihmëstrajnerët Driton Rraci i Vëllaznimit dhe Elbesar Gështenja i Bashkimit.

Fillimisht me mysafirë analizojmë paraqitjen e Pejës dhe Trepçës në FIBA Europe Cup dhe paralajmërojmë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, sidomos atë historike ku Peja me fitore ndaj polakëve mund të garantoj kualifikimin tutje.

Si e shohin gjendjen aktuale tabelore, formën e skuadrave dhe vazhdimin e vjeshtës dy mysafirët? Cilat do të jenë përforcimet e reja?

Në pjesën e dytë ASISTI 556 analizon xhiron 9 gjysmake pasi, përveç duelit Vëllaznimi – Bashkimi u zhvillua vetëm edhe Istogu – Golden Eagle Ylli sepse el clasico Sigal Prishtina – Trepça dhe Peja – Proton Cable Prizreni u shtynë për 29 nëntor. Natyrisht në fund të bllokut të elitës së basketbollit kosovar vijnë blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST

ASISTI 556 sjell edhe basketbollin femëror dhe si çdo të hënë ashtu edhe sonte lajmet ndërkombëtare i fillon me bllokun shumë të dashur dhe special Shqiptarët në Botë�kurse krejt në fund nga NBA vijnë lajmet më të reja.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 556 nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnatës dhe BBVK 2 në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.