Basketboll

Peja dhe P.C Prizreni sonte luajnë duelin e mbetur në ”Karagaç”

Prishtinë(AsistiOnline) – Dueli i parë i ditës së sotme në basketbollin kosovar zhvillohet në ”Karagaç”.

Peja e pret Proton Cable Prizrenin në kuadër të xhiros së nëntë, ndeshje kjo e shtyer me kërkesë të pejanëve të cilët kishin obligime në garat evropiane.

Në dy duele sivjet, Peja ka triumfuar fillimisht në çerekfinale të Superkupës 92-81. Derisa më pas triumfoi edhe në xhiron e dytë të Superligës 85 : 115.

Akualisht Peja gjendet e dyta në tabelë me 7 fitore e 2 humbje, derisa Proton Cable Prizreni gjendet i parafundit me 2 fitore e 7 humbje.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.