Basketboll

Peja e bllokon Calloway, lojtari kërkon falje dhe kërkon lirimin

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan, Jacob Calloway ditë më parë ishte larguar nga klubi i Pejës pa paralajmërim.

Klubi verdhezi kishte bërë me dije se kjo çështje nuk do të përfundojë me kaq dhe do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore ndaj lojtarit.

E ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Instagram, Calloway ka kërkuar falje ndaj tifozëve dhe klubit të Pejës, derisa ka potencuar se është afër një marrëveshje që të ndërpritet kontrata e tij me Pejën.

Të dashur tifozë të KB Peja, dua t’iu kërkoj falje për mënyrën se si ndodhën gjërat me largimin tim, u largova vet dhe ishte vendimi im.
 Reagova më shumë se ç’duhej ndaj disa gjërave që ndodhën dhe duke bërë këtë gjë i lash trajner dhe lojtarët e KB Pejës në pozitë të vështirë. Pranova disa këshilla të dëmshme nga njerëz të caktuar, dhe tani them që do doja t’i kontrolloja gjërat në mënyrë më të mirë. Nuk dua asgjë tjetër pos më të mirën për ekipin, trajnerët, lojtarët dhe tifozët. Ne jemi afër të arrijmë marrëveshje. Faleminderit tifozë KB Peja për mbështetjen tuaj dhe iu kërkoj falje për veprimet e mia”, shkruan në postimin e Jacob Calloway.

Lidhur me postimin e Calloway ka reaguar edhe klubi i Pejës që ka bërë me dije se është shumë afër të arrij marrëveshje me skuadrën e Tindastoll për transferimin e plotë të basketbollit Jacob Calloway në Islandë.


/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.