Basketboll

Ekskluzive: Goditje e madhe për Vëllaznimin, Sessoms drejt largimit nga klubi?

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan senzacion i basketbollit kosovar në këtë edicion, Sam Sessoms ka shumë të ngjarë të largohet nga skuadra e Vëllaznimit.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com të afërta me klubin gjakovar, Sessoms dhe klubi kanë pasur disa mosmarrëveshje në ditët e fundit andaj po shqyrtohet shumë seriozisht ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve.

Sessoms është koshashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës me mesatare impresionuese prej 21.6 pikë, 5.3 asiste e 4.5 kërcime për ndeshje.

AsistiOnline.com do të ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në klubin gjakovar. /AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.