Basketboll

Vëllaznimi me reagim zyrtar pas ngjarjeve të djeshme në ”1 Tetori”

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Vëllaznimit ka dalur sot me reagim zyrtar pas ngjarjeve të djeshme që ndodhën në palestrën ”1 Tetori” në Prishtinë.

Pas mbylljes së çerekut të parë, gjyqtarët e ndeshjes e zbrazën palestrën pas disa incidenteve që ndodhën në sallë e klubit sot ka shprehur shqetësimin për lidhur me këtë çështje.

Klubi gjakovar ka shkruajtur se disa qytetarë, kryesisht familjarë nga Gjakova janë sulmuar nga tifogrupi “Plisat”. Por që sipas klubit gjakovar, nga sulmi pësuan edhe qytetarë të Prishtinës që ishin të revoltuar se duhet të lironin sallën.

Në njoftimin e klubit gjakovar tutje thuhet se këto veprime nuk i shërbejnë askujt e aq më pak basketbollit dhe nuk duhet që disa persona të papërgjegjëm t’ia humbin bukurinë këtij sporti.

Reagimi i plotë i klubit gjakovar: 

 

 

Komentet janë të mbyllura.