Basketboll
Jalan McCloud of Bristol Flyers is marked by Josh Wilcher of Plymouth Raiders - Photo mandatory by-line: Ryan Hiscott/JMP - 28/10/2018 - BASKETBALL - Plymouth Pavilions - Plymouth, England - Plymouth Raiders v Bristol Flyers - British Basketball Cup

Bashkimi gjen zëvendësin e Lozoyas, transferon një plejmejker me statistika tejet pozitive

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndryshimet me lojtarë te Bashkimi po vazhdojnë.

Klubi prizrenas ka njoftuar sonte se ka arritur marrëveshje me fundorin amerikan, Jalan Mccloud.

Lojtari në fjalë është i gjatë 180 centimetra dhe luan në pozitën e organizatorit, derisa te prizrenasit vjen pas përvojës së fundit në Estoni me ekipin e Tartu Ulikool me të cilët në 18 ndeshje kishte 12.6 pikë, 3.5 kërcime e 3 asiste për ndeshje.

Mccloud ka përvojë edhe në Angli me Bristolin ku në 27 ndeshje ka pasur përmbi 15 pikë për ndeshje, pastaj me Kirchheim në Gjermani ku ka luajtur me rreth 17 pikë në 25 ndeshje, derisa në Portugali me Madeiran në 25 ndeshje poashtu, kishte 17 pikë për ndeshje.

Sa ju përket kolegjeve në SHBA, McCloud ka luajtur në dy sosh, fillimisht me Texas Southern Tigers në 35 ndeshje me 8.5 pikë e pastaj edhe në East Tennessee State Buccaneers në 33 ndeshje me 12 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.