Basketboll

Ekskluzive: Peja 03 me transfer bombastik, sjell lojtare me përvojë nga WNBA dhe top ligat evropiane

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja 03 në Superligën e femrave po vazhdon që të përforcohet për fazën kryesore të kampionatit në basketbollin kosovar femëror.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, klubi pejan ka arritur marrëveshje me lojtaren amerikane me përvojë në ligat më të forta botërore të basketbollit.

Rachel Hollivay është emri i qendrës amerikane 196 centimetra që e ka arritur kulmin e basketbollistes, pasi ka luajtur edhe në Women’s NBA, për afro dy edicione, konkretisht për ekipin e Atlanta Dream në sezonet e ndryshme 2016/17 dhe 2017/18.

31 vjeçarja ka përvojë të madhe si basketbolliste, pasi ka luajtur në top liga nga e mbarë bota si Spanjë, Turqi, Greqi, Francë, Izrael, Lituani, Kinë, Hungari, Mal të Zi etj.

Një lojtare e tillë të vije në Kosovë, përpos që do e rriste shumë kualitetin e ekipit të Pejës 03, sigurisht që do të jetë edhe reklamë për basketbollin e Kosovës pasi përvoja dhe kualitetet e saj janë të pamohueshme. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.