Basketboll

Ekskluzive: Jahenns Manigat përforcon Vëllaznimin, pas largimit të Sessoms

Prishtinë(AsistiOnline) – Te Vëllaznimi kemi ndryshime të reja në skuadër.

Mësohet se nga skuadra është larguar përfundimisht amerikani, Sam Sessoms.

Por, Vëllaznimi duket se ka gjetur shpejtë zëvendësin e tij, pasiqë AsistiOnline.com ka mësuar poashtu se gjakovarët tashmë kanë marrëveshje me një lojtar të ri të huaj, Jahenns Manigat.

I gjatë 182 centimetra, Manigat së fundmi ka luajtur në Kanada me ekipin e Vancouver në 15 ndeshje me 6.9 pikë, 2.8 asiste e 2.3 kërcime.

Përpos Kanadasë, Manigat ka përvojë edhe në Gjermani, Poloni, Austri, Hungari, Lituani e Rumani.

Te gjakovarët pritet të vije edhe një lojtar i huaj i pozitave 4/5.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.