Basketboll

Prishtina njofton për transferimin e amerikanit të pozitave 2/3

Prishtinë(AsistiOnline) – Transferimi i rradhës i huaj te Sigal Prishtina.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar sonte se ka nënshkruajtur me amerikanin e pozitave 2/3, Donte Clark.

Në dy edicionet e fundit, Clark është paraqitur në Ligën e parë të Turqisë me ekipin e Haremspor me një mesatare prej 20.5 pikëve, 6.6 kërcime e 4.6 asiste për rreth 35 ndeshje.

Clark në Turqi më herët ka luajtur edhe për Bornovën e Istanbul Basket, derisa ka përvojë edhe në Hungari, Izrael, Ukrainë e Sllovaki.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.