Basketboll

Sam Sessoms prezantohet tek skuadra e re në Rumani

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan, Sam Sessoms gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra e re.

Plejmejkeri i dalluar është zyrtarizuar si lojtari më i ri i ekipit rumun, SCM Craiova që dikur luante me ekipet kosovare në Ligën Ballkanike.

Sessoms ishte prej shënuesve kryesorë në Superligën e Kosovës deri tani me 19.8 pikë, por edhe 5.2 asiste e 4.3 kërcime.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.