Basketboll

Sonte në ASIST bisedohet për derbin e shumëpërfolur dhe kontestuar mes Prishtinës e Bashkimit

Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 566 vjen me temë kryesore analizën e ndeshjes Sigal Prishtina – Bashkimi derbi i shumë përfolur dhe kontestuar këto ditë.

Mysafirë sonte janë ndihmëstrajneri i prishtinasve Albert Sylejmani dhe drejtori sportiv i prizrenasve Qëndrim Biraj

–          A ishte faul i Shirkos në fund apo jo?

–          Çka pretendon Prishtina e çka Bashkimi për ndarjen e drejtësisë gjatë tërë ndeshjes?

–          Arsyet  pse janë klubet e pakënaqura me referim?

–          Ku u pajtuan dhe ku jo Alberti dhe Qëndrimi?

–          A u pensionua publikisht kapiteni shumëvjeçar i Bashkimit në ASIST?

–          Si i shohin garat e Kupës dhe rival;ët e tyre  

Këto dhe shumë më shumë në intervistën me Albert Sylajemanin dhe Qëndrim Birajn.

Natyrisht edhe sonte analiza e elitës së basketbollit kosovar me gjitha ndeshjet, duke veçuar duelin fenomenal Prizreni – Trepça, Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli dhe Peja – Istogu së bashku me blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST

ASISTI 566 sjell edhe fillimin e ligës e cila bashkoi sportin mbarëkombëtar shqiptar : Ligën Unike të Femrave, Ligën Ballkanike dhe rikthimin e Pejës në këtë garë dhe si çdo të hënë bllokun shumë të dashur e special Shqiptarët në Botë, duke mos harruar lajmet më interesante të javës NBA në ASIST.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 566 direkt nga ora 22 në Klan Kosova dhe Sport 1 në Artmotion .

Komentet janë të mbyllura.