Basketboll

Jalen Tate mund ta shohim përsëri me fanelën e verdhezinjëve

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan, Jalen Tate mund të rikthehet përsëri në basketbollin e Kosovës.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, lojtari në fjalë është në bisedime të avancuara me ekipin e Pejës për tu rikthyer te skuadra me të cilën fitoi titullin e kampionit të Kosovës.

Tate stinorin e kaluar te Peja shkëlqeu me mesatare prej 15 pikëve, 4.5 kërcime e 3.7 asiste në 34 ndeshje të Ligës së Kosovës, derisa arritën edhe në finale të Ligës Ballkanike.

Mbetet të shihet nëse lojtarin e parapëlyqer të pejanëve do ta shohim përsëri me fanelën verdhezi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.