Basketboll

Trepça zyrtarizon amerikanin Brandon Edwards

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka konfirmuar sot transferin më të ri për skuadrën.

Klubi mitrovicas ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me alo-qendrën Brandon Edwards.

Lojtari në fjalë është i gjatë 198 centimetra dhe ka një përvojë të madhe në liga të ndryshme nga Evropa me ekipe si: Denain, Rouen e Alliance Sport Alsace (Francë 2), Elitzur Yavne, Hapoel Ramat Gan, Hapoel Galil Elyon (Izrael 2), Salon Viplas (Finlandë), Rethymno Cretan Kings (Greqi), Breogan e Melilla (Spanjë 2).

Me këtë transferim Trepça pritet të përmbyllë çështjen e transferimeve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.