Basketboll

Istogu – Vëllaznimi, përballja e parë e ditës për sot

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon me ndeshje xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Istogu dhe Vëllaznimi luajnë në ”Shani Nushi” të Gjakovës, kjo pasi në Istog palestra sportive ende nuk është e gatshme për zhvillimin e aktiviteteve.

Realisht, kuqezinjtë janë favoritë, pasi numërojnë tetë fitore e 11 humbje, derisa istogasit kanë vetëm një fitore e 18 humbje.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport2.

 

 

Komentet janë të mbyllura.