Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
ASISTI 567 vjen sonte me temë kryesore Kupën dhe dy derbit që u zhvilluan në vikend – AsistiOnline
Basketboll

ASISTI 567 vjen sonte me temë kryesore Kupën dhe dy derbit që u zhvilluan në vikend

Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 567 vjen me temë kryesore Kupën e Kosovës e cila organizohet në Gjakovë dhe analizat e dy debive të përhershëm: Sigal Prishtina – Peja dhe  Bashkimi – Trepça.

Mysafirë sonte janë analistët: Dren Zatriqi , ish basketbollist dhe drejtori i Ligës Unike dhe  Altin Sahiti, ish basketbollist dhe reprezentues i Kosovës 3×3

–          Si e cilësojnë vendimin që organizimi i Kupës të bëhet në Gjakovë?

–          Çka mendojnë për lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve të dyja skuadrave në ndeshje të Kupës?

–          Çka vendosi fituesin në derbin Prishtina – Peja dhe Bashkimi – Trepça?

–          Si e shohin Ligjin e Sponsorizimit dhe ku duhet të shkojnë ato pare?

–          Çfarë Udhëzimi Administrativ i sugjerojnë Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit dhe FBK-së?

Këto dhe shumë më shumë në intervistën me Dren Zatriqin dhe Altin Sahitin.

Natyrisht edhe sonte analiza e elitës së basketbollit kosovar me gjitha ndeshjet, duke veçuar derbit Prishtina – Peja e Bashkimi – Trepça dhe duelet e së dielës, Golden Eagle Ylli – Prizreni dhe Istogu – Vëllaznimi së bashku me blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST

ASISTI 567 sjell edhe komplet lajmet e basketbollit femëror me Ligën Unike dhe Superligën, Ligën Ballkanike dhe dy ndeshjet e Pejës në Mal të Zi dhe si çdo të hënë vjen blloku shumë i dashur e special Shqiptarët në Botë, së bashku me lajmet më interesante të javës NBA në ASIST.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 567 direkt nga ora 22 në Klan Kosova dhe Sport 1 në Artmotion.

Komentet janë të mbyllura.