Basketboll

Peja sot luan ndaj ekipit qipriot në Ligën Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionja aktuale e Kosovës, Peja sot e zhvillon ndeshjen e rradhës në Ligën Ballkanike.

Verdhezinjët e presin në shtëpi ekipin qipiriot, AEL nga Limassoli.

Deri tani, Peja ka 3 fitore nga 3 ndeshje të luajtura e AEL-i ka 3 fitore dhe një humbje (Nga Lovceni në Cetinje 78-75) dhe dy ekipet takohen sot për herë të parë në histori mes vete.

Ndeshja luhet në palestrën ”Karagaç” në Pejë me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport2.

AEL-i nesër takohet edhe me Prishtinën në kryeqytet.

 

 

Komentet janë të mbyllura.