Basketboll

Prishtina konfirmon paralajmërimin e AsistitOnline, zyrtarizon transferimin e bujshëm

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka zyrtarizuar sonte edhe një transferim të ri për ekipin.

Prishtinasit kanë njoftuar për marrëveshje me qendrën e fuqishme amerikane, Diamond Stone të cilin para pak ditësh e kishte paralajmëruar ekskluzivisht AsistiOnline.com

”DIAMOND STONE i bashkohet SIGAL PRISHTINËS. Qendra amerikane ka karrierë të suksesshme me ç’rast ishte i draftuar në NBA me LA Clippers (sezoni i parë) dhe më pas ka luajtur në NBA G-League për 3 vite me skuadra të ndryshme. Së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Zavkhan në Mongoli ku është paraqitur me mesatare monstruoze me double-double prej 27.4 pikë dhe 10.1 kërcime për ndeshje”, shkruan njoftimi i klubit bardhekaltër.

Detaje për lojtarin mund të gjeni mëposhtë: 

 

Super-ekskluzive: Prishtina arrin marrëveshje me ish NBA lojtarin, Diamond Stone

Komentet janë të mbyllura.