Basketboll

Kupa te vendi i Kupave, sonte në Asist vjen MVP i Final 8 – Drilon Hajrizi

Adhurues të basketbollit sipas zakonit Kupat vijnë te vendi i Kupave.

Sonte në ASISTIN 569 temë kryesore Kupa e Kosovës 2024 dhe gjithë ajo që ndodhi gjatë javës së kaluar në konakun e basketbollit kosovar dhe qytetin me atmosferën dhe mikpritjen më të bukur, në Gjakovë.

Nga e marta deri të shtunën, të gjitha rrugët e basketbollit në vendin tonë quan drejt palestrës Shani Nushi ku pati festë dhe spektakël.

Final 8 i Kupës së Kosovës e cila kulmoi me finale fenomenale që solli El Clasicon e basketbollit tonë: Trepça – Prishtina.

Sonte mysafirë special ai i cvili për herë të tretë rresht shpallet MVP dhe i solli trofeun e tretë rresht Trepçës: Drilon Hajrizi

– Si e cilëson organizimin në Gjakovë?

– Çka vendosi fituesin?

– çka ju tha trajneri Beqiragiq në time outin e fundit?

– Çka mendon opër transferin e ri prishtinas Diamond Stone

Plus Driloni flet edhe për përgatitjet e Kosovës për përballjen me Iralndën dhe fillimin e kampanjës parakualifikuese për Botërorin 2027

Këto dhe shumë më shumë në intervistën me Drilon Hajrizin , MVP i Kupës 2024

Natyrisht , përmbledhja komplete e finales së Femrave e cila solli El Clasicon e basketbollit femëror midis Bashkimit dhe Prishtinës si dhe finalja e Kupës së Ligës së Parë.

Krejt në fund të ASISTIT 569, topa aksionet e Kupës së Kosovës 2024

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 569 direkt nga ora 22 në Klan Kosova dhe Sport 1 në Artmotion.

Komentet janë të mbyllura.