Borea (M) fiton Kupën e Kosovës me U16
Prishtinë(AsistiOnline) – Borea e Pejës te meshkujt e ka fituar sot Kupën e Kosovës me gjeneratën U16.
Ekipi i ri pejan triumfoi në finale ndaj Junior 06 nga Prizreni me rezultat të thellë 53-92.
MVP i finales është shpallur Lindi Kasapolli (djali i ish basketbollistit të dalluar pejan, Dardan Kasapolli) i cili realizoi plotë 30 pikë,
Kjo gjeneratë e Boreas drejtohet nga trajneri, Hekuran Husaj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.