Basketboll

Lajme të mira për prizrenasit lidhur me lojtarin, Terrance Ferguson

Prishtinë(AsistiOnline) – Terrance Ferguson duket se është mirë me shëndet dhe nuk ka diçka serioze.

Basketbollisti që erdhi me shumë bujë te Bashkimi i Prizrenit, mbrëmë në debutim ndaj Golden Eagle Yllit pati disa probleme shëndetësore, duke shqetësuar jo vetëm klubin por edhe publikun e pranishëm në sallë.

Por duket se gjendja e tij është stabile dhe e mirë, pasi siç ka kuptuar AsistiOnline.com, lojtarin duket ta ketë munduar ushqimi dhe ndërrimi i tij dhe i vendbanimit e kohës së ndryshueshme të gjumit.

AsistiOnline.com poashtu ka kuptuar se në të dyja herat e shfaqjes së problemeve, lojtari ka pasur të vjella e që sipas ekspertëve shëndetësorë mund të ndodhin kur dikush ka grip apo në raste të helmimit me ushqim. Kjo mund të ndodhë edhe nëse personi nuk ka ngrënë për shumë orë.

Megjithatë, për gjendjen e Ferguson dhe diagnozën e saktë që e ka munduar mund të kuptohet gjatë orëve në vijim.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.