Basketboll

Mbyllet stinori i rregullt te Superliga e Femrave, Bashkimi e nis play off-in si lider

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit që lamë pas u mbyll stinori i rregullt te Superliga e Femrave.

Pas 20 xhirove të zhvilluara dhe me fitore ndaj Penzës, Bashkimi i Prizrenit e ka mbyllur këtë pjesë të stinorit me fitore dhe ka siguruar vendin e parë për play off.

Në vendin e dytë renditet Prishtina që fitoi lehtë ndaj United Basketball edhe në xhiron e fundit.

Derisa, Peja 03 vulosi vendin e tretë me fitore ndaj Trepçës.

Kësisoj në play off do të takohen, Bashkimi – Penza dhe Prishtina – Peja 03.

Vlen të ceket se ndeshjet e play off-it nisin në të premtën që po vjen.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.