Basketboll

Sonte vazhdon ASISTI 571, ndryshon termini i transmetimit në Klan Kosova

Adhurues të basketbollit ASISTI 571 rikthen aksionin komplet të basketbollit kosovar, pasi që elita e Prince Caffe Superligës me ndeshjet e xhiros 22 vazhdoi garat pas pushimit dyjavor.

Me këto ndeshje filloi cikli i fundit i pjesës së rregullt kurse gjendjen dhe formën aktuale të skuadrave do ta diskutojmë me mysafirin sonte Ismet Feratin, trajnerin e basketbollit

–          Çka mendon për rezultatet e xhiros 22?

–          Si e sheh formën e skuadrave?

–          Kush ka bërë transferimie të forta së fundmi?

–          Kush është favorit dhe kush mund të befasoj?

–          Çka mund të vendos në fund për titull?

Këto dhe shumë më shumë në intervistën me Ismet Feratin.

Natyrisht edhe sonte analiza e elitës së basketbollit kosovar me gjitha ndeshjet, duke veçuar duelin në Prizren midis Proton Cable dhe Sigal prishtins ku prizrenasit befasuan.

Vëllaznimi – Peja, Bashkimi – Golden Eagle Ylli, Trepça – Istogu dhe Prizreni – Prishtina

së bashku me blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST

ASISTI 571 sjell edhe komplet lajmet e basketbollit femëror me Ligën Unike dhe Superligën, Ligën Ballkanike dhe si çdo të hënë blloku shumë i dashur e special Shqiptarët në Botë, së bashku me lajmet më interesante të javës NBA në ASIST.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 571 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.