Basketboll

Trepça e vazhdon formën fantastike edhe në kryeqytet, triumfon ndaj Prishtinës

Trepça ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës, me shifrat 78-75 në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Sfida që u zhvillua të mërkuren në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, e nisën më mirë prishtinasit duke triumfuar në çerekun e parë me shifrat 22-16.

Megjithatë, mitrovicasit u kthyen në lojë në çerekun e dytë me rezultat 25-10, duke e u mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Ndonëse, në periodën e tretë dhe katërt, prishtinasit ishin më të mirë duke fituar me shifrat 19-16 dhe 24-21, por çereku i dytë ishte përcaktues në fitoren e Trepçës të cilin e fituan me 15 pikë epërsi.

Më i dalluari në fitoren e Trepçës ishte Kevin Capers, me 23 pikë, dy kërcime dhe tre asistime.

Ai u ndihmua nga Darnell Edge, i cili shtoi 21 pikë, katër kërcime dhe nëntë asistime.

Komentet janë të mbyllura.