Basketboll

Vëllaznimi mposht Bashkimin dhe bën një hap para për play off

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e fundit e xhiros së 23-të në elitën e basketbollit kosovar i ka takuar Vëllaznimit.

Gjakovarët kanë triumfuar ndaj Bashkimit me rezultat final 84-78.

Lojtarët e Vëllaznimit fituan çerekun e parë (30-25), derisa edhe i dyti ju takoi atyre (25-17), për të shkuar në pushim me epërsi dyshifrore (55-42).

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë pak më e ngushtë me Bashkimin që fitoi minimalisht çerekun e tretë (9-10) e në periodën e fundit prizrenasit tentuan maksimalisht rikthimin duke fituar çerekun e tretë (20-26), por që nuk mjaftoi dhe kësisoj fitorja i takoi ekipit vendas

Në këtë fitore të Vëllaznimit sonte u dalluan, Jalen Ray me plotë 25 pikë, Jordan Dallas me 15 dhe Craig Osaikhwuwuomwam që kishte 16 të tjera.

Te Bashkimi nuk mjaftuan për fitore, Altin Morina me 22 pikë dhe Eduard Hazners e Will Daniels me nga 12 secili.

Pas 23 xhirove, Vëllaznimi gjendet i 5-ti në tabelë me 10 fitore e 13 humbje, derisa Bashkimi mbetet i 6-ti me 8 fitore e 15 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi e pret Istogun e Vëllaznimi i shkon P.C Prizrenit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.