Basketboll

Sot nis play offi te femrat, Bashkimi e pret Penzën në ”Sezai Surroi”

Sot nisin seritë gjysmë finalet të Play Off-it në Superligën e Femrave e ku zhvillohen ballafaqime tejet interesante.

Bashkimi si liderë e fazës së rregullt sot e pret Penzën në ”Sezai Surroi” me fillim nga ora 17:00 dhe klubi ka vendosur që hyrja të jetë falas.

Ndërsa Prishtina edicionin e rregullt e ka mbyllur në pozitën e dytë e  ballafaqohet me Peja 03 nesër duke filluar nga ora 18:00.

Gjysme finalistet duhet të fitojnë dy ndeshje për të kaluar në finale. Aktualisht kampione e Superligës Femrat është Bashkimi ku në finale ishte takuar me Prishtinën.

Komentet janë të mbyllura.