Basketboll

Xhiro e 24-të starton sot me krye-derbin në ”Minatori”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte starton xhiro e 24-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Derbi i xhiros luhet pikërisht sot në palestrën e zjarrtë ”Minatori”, ndërmjet Trepçës e Pejës që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë.

Mitrovicasit kanë 21 fitore e dy humbje, ndërsa verdhezinjtë 17 fitore e gjashtë humbje. ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa pejanët janë kampionë aktual, andaj pritet një super përballje sonte.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1 e Klan Kosova.

 

Komentet janë të mbyllura.