Basketboll

Po kush tjetër se? Darnell Edge MVP i Ligës Unike

Prishtinë(AsistiOnline) – Darnell Edge është MVP i finales dhe komplet turneut të Ligës Unike.

Lojtari i shkëqyer i Trepçës që i siguroi këtë trofe me treshe 7 sekonda para fundit dhe kështu mitrovicasit fituan ndeshjen.

35 minuta lojë, 25 pikë, 3 kërcime, 2 asiste e 1 vjedhje topi, ishte bilanci i Edges sonte, derisa ai shkëlqeu edhe në ndeshjet me Kamzën e Prishtinës.

Që nga ardhja e tij, Trepça nuk e ka humbur asnjë ndeshje në asnjë garë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.