Basketboll

P.C Prizreni i shpëton edhe një herë tjetër rënies, mbetet në Superligë

Prishtinë(AsistiOnline) – P.C Prizreni e ka fituar edhe përballjen e dytë të play out-it ndaj New Basketit në kuadër të basketbollit kosovar.

Në ndeshjen mes dy skuadrave nga Prizreni, ekipi i Rigon Hasit e mposhti atë të Tuncaj Bostancit me rezultat 107-67.

Derisa në sfidën e parë, ekipi i Prizrenit kishte fituar 93:113, për të siguruar qëndrimin në Superligë.

Prizreni ishte më e mirë nga fillimi deri në fund, duke mos e diskutuar asnjëherë fitoren dhe sigurimin në Superligë.

Proton Cable Prizreni ishte renditur në vendin e shtatë në Prince Caffe Superligë.

Ishte ky viti i dytë i Prizrenit në këtë fazë dhe me ç’rast për vitin e 6-të ky ekip mbetet pjesë e elitës së basketbollit kosovar.

 

Komentet janë të mbyllura.