Basketboll

Ergjan Osmani shkëlqen në fitoren e Efesit ndaj Fenerbahçes

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shqiptar, Ergjan Osmani po vazhdon me paraqitje fantastike me fanelën e gjigantit të basketbollit turk, Anadolu Efes.

Lojtari nga Bajram Curri por që luan te Turqia, ka qenë vendimtar në fitoren e ekipit të Efesit ndaj rivalit lokal nga Stambolli, Fenerbahçes me rezultat 80-90.

Osmani i transferuar sivjet te Efesi ka realizuar 22 pikë e 7 kërcime dhe nga klubi bardhekaltër është shpallur MVP i ndeshjes e cila ishte shumë e rëndësishme për të dyja ekipet në garë për vendin e parë në Superligën turke.

Efesi të premtën e mposhti Fenerbahçen edhe në kuadër të Euroligës, derisa Osmani sivjet po shfaq lojëra fantastike me fanelën e dy herë kampionit të Evropës.

Vlen të ceket se Ergjan Osmani po ftohet rregullisht edhe tek Kombëtarja e Turqisë.

/AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë basketboll dhe teksti

Komentet janë të mbyllura.