Basketboll

Duelet direkte mes Prishtinës e Vëllaznimit sivjet kanë qenë shumë të ngushta

Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina dhe Vëllaznimi takohen sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet në duelin vendimtar i cili dërgon në gjysmëfinale të play off-it të Superligës së Kosovës.

Këto dy ekipet deri tani janë takuar plot 6 herë në edicionin e sivjetm, derisa bilanci mes tyre është nga tre fitore për secilin ekipi.

Vëllaznimi e kishte mposhtur Prishtinën në ndeshjen e parë të sezonit mes tyre me 4 nëntor 2023 në Gjakovë me rezultat 83-77, derisa Prishtina ia kishte kthyer hakun me 24 dhjetor të po atij viti 97-93.

Në vitin 2024, Prishtina e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me 10 shkurt me rezultat 64-71 e me 3 prill Vëllaznimi mori hakun në kryeqytet duke e mposhtur Prishtinën 94-99, për të nisur faza e play off-it me bilanc të barabartë.

Në play off i cili nisi para pak ditësh, Prishtina e fitoi ndeshjen e parë 72-64, por në ndeshjen e dytë në Gjakovë, Vëllaznimi triumfoi 66-65, derisa sonte luhet ndeshja përcaktuese e cila fituesin e dërgon në gjysmëfinale me Trepçën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.