Basketboll

Sonte kompletohen gjysmëfinalistët e play off-it, Prishtina dhe Vëllaznimi kërkojnë biletën e fundit

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet ndeshja vendimtare e serisë çerekfinale të play off-it mes Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Ekipi kryeqytetas e pret në shtëpi ekipin nga Gjakova në duelin i cili fillon nga ora 20:00 e mbrëmjes.

Seria aktuale mes dy ekipeve është 1-1, derisa skuadra që fiton sonte kalon në gjysmëfinale ku ndeshet me Trepçën.

Në duelet direkte sivjet, të dyja ekipet kanë nga tri fitore ndaj njëra tjetrës dhe shumë interesant pritet të jetë edhe sonte.

Prishtina ka paralajmëruar se sonte do ta prezantojë trofeun e fituar në BIBL para pak ditësh, para publikut dhe poashtu do të dhurojë të gjitha fanelat e ndeshjes finale të Ligës Ballkanike për tifozët e vetë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.