Basketboll

Zyrtare: Trajneri i suksesshëm kroat, Viktor Kovaq emërohet selektor te Kosova A e Femrave

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar para pak momentesh se bordi i saj me kompetencat nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar në Nenin 31 të rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës, ka marrë vendim që të emërojë trajnerin Viktor Kovac në cilësinë e përzgjedhësit të Përfaqësueses A Femrat të Kosovës.

Viktor Kovac është trajner nga Kroacia dhe me përvojë të madhe në kampionatin kroat, ndërsa ka qenë edhe përzgjedhës i Kombëtares së Kroacisë (F), kurse së fundi ai e ka udhëhequr KBF Bashkimin në stolisjen me titullin e kampionit për edicionin 2022/23 dhe 2023/24 në Superliga Femrat, si dhe triumfin në Kupë dhe Superkupë në dy edicionet e fundit.

Viktor Kovac do të udhëheq Përfaqësuesen A Femrat të Kosovës në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të organizohet në Prishtinë prej 25 deri më 30 qershor 2024.

Kovaq në dy edicionet e fundit në basketbollin kosovar me ekipin e Bashkimit ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.