Basketboll

Bilanci i dueleve direkte mes Pejës dhe Yllit sivjet

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nis seria gjysmëfinale e play off-it mes Pejës dhe Yllit.

Dy ekipet që synojnë titullin, takohen sot në ”Karagaç” për të kërkuar fitoren e cila është shumë e rëndësishme për përparësi dhe vetëbesim.

Në duelet direkte sivjet, Peja dhe Ylli janë takuar 6 herë, ku prej tyre 4 fitore i ka ekipi pejan e 2 të tjera i takojnë Yllit.

Peja e kishte mposhtur fillimisht Yllin në gjysmëfinale të Superkupës 79-72, ndeshje kjo që ishte zhvilluar në Therandë, pastaj Peja e mposhti Yllin edhe në tri duelet e rradhës në kampionat, derisa Ylli e ka mposhtur Pejën në dy duelet e zhvilluara së fundmi.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy ekipeve ka qenë para pak javësh në gjysmëfinale të Ligës Unike në Vlorë, ku triumfoi ekipi i Yllit 91-62.

Mbetet të shihet se kush do të triumfojë sonte në duelin i cili nis nga ora 17:15 dhe transmetohet direkt në Artsport1 e Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.