Një vit pa fitore ndaj Trepçës, bilanc i frikshëm i mitrovicasve ndaj Prishtinës
Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça dhe Prishtina njihen në basketbollin kosovar për rivalitetin e madh që mbretëron mes tyre.
Në duelet e fundit direkte mes këtyre dy ekipeve, Trepça dominon dukshëm duke arritur 9 fitore nga 9 përballje të luajtura në të gjitha garat.
Ditën e djeshme janë mbushur një vit që nga fitorja e fundit e Prishtinës ndaj Trepçës dhe që nga ajo kohë, ekipi kryeqytetas nuk di për fitore ndaj mitrovicasve, pasi ka pësuar në 9 përballje nga po aq ndeshje të luajtura, shkruan AsistiOnline.com
Fitoren e fundit ndaj Trepçës, Prishtina e kishte arritur me 20 prill 2023 në kryeqytet 87-71, duel i vlefshëm ky pikërisht për gjysmëfinalen e play off-it e në atë kohë me atë fitore, Prishtina kishte marrë avantazhin e serisë në 2-1, por që tutje Trepça e kishte përmbysur serinë dhe kishte arritur finalen e madhe me 2 fitore rresht.
Përpos ndeshjeve kampionale, ku Trepça sivjet ka 4 fitore ndaj Prishtinës në xhirot e fundit, mitrovicasit sivjet kanë fituar edhe dy finale ndaj bardhekaltërve, Kupën e Kosovës në Gjakovë dhe Ligën Unike në Vlorë.
Vlen të ceket edhe një fakt interesant se në ”Minatori”, Prishtina nuk ka fituar që nga 14 janari i 2023-të, kur e kishte mposhtur Trepçën thellë 53-88.
Ndeshja e sontme fillon nga ora 19:00, derisa ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finale të play off-t.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.